Intellectual property

Regjistrim i patentës

Keni një produkt inovativ, të cilin po planifikoni ta patentoni?

Ne jemi këtu për ju

Regjistro patentën tuaj në Agjiencinë për Pronësi Industriale në Kosovë, për zyres tonë. Ne jemi përfaqësues të Autorizuar për Pronësi Industriale dhe ju mundësojë patentimin e shpikjes tuaj.

Regjistrim i Markës Tregtare

Për një krijues, ofrues shërbimi apo produkti, marka tregtare është një logo, simbol, skicë me ngjyra ose një emër që dallon biznesin nga të tjerët.

Ligji si markë tregtare njihet çdo shenjë që dallon shërbimet ose produkt të një shoqërie tregtare, apo të një tregtari nga ato të konkurrentëve të tij.

Për gjithë artizanët, artistët, ofruesit e shërbimeve apo prodhuesit që sjellin në treg një shërbim apo mall të veçantë, të identifikueshëm qartë, marka tregtare është një vlerë e shtuar në të bërit biznes, pasi mundëson njohje, besim, mbrojtje, vlerë të shtuar në biznesin tuaj.

Regjistrim i Dizajnit Industrial

Neni 3.1.4 i Ligjit të Kosovës për Dizajnin Industrial (Ligji Nr. 05 / L-058) përcakton “dizajnin” si “ dukja e tërësisë apo e një pjese të produktit, e cila rezulton nga karakteristikat e produktit, në veçanti nga forma, ngjyrat, vijat, konturat, tekstura ose materiali i vet produktit ose zbukurimet e tij”. Në terma të thjeshta, dizajnin industrial mund të kuptohet si formë dekorative (ose pamjen vizuale) të produkteve.

Dizajnët industrial zbatohen në një game të gjerë produktesh të industrisë dhe artizanatit: që nga instrumentet teknike e mjekësore tek orat, bizhuteritë dhe mallra të tjera luksi; nga programet kompjuterike didaktike dhe pajisjet elektroshtëpiake te strukturat arkitekturore; nga dizajnët e tekstilit te mallrat e argëtimit.

DIZAJNIMET INDUSTRIALE nuk mbrojnë:

• Emrin e produktit / zbulimit tuaj

• Zbulimet dhe zgjidhjet inovative