Shërbimet tona


Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar me:

Regjistrimi i biznesit dhe ndryshimet ligjore

Po planifikoni një biznes të ri, a keni nevojë për ndihmë për të regjistruar një biznes apo duke bërë ndryshime në biznes (pronari, aksionari, emri tregtar, adresa, etj.)?

Ne jemi këtu për ju.

Përpilimi i planit të biznesit + Analiza SWOT; Hartimi i statutit për të gjitha kompanitë; Regjistrimi i biznesit në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit në Kosovë. Biznesi juaj do të ketë jetëgjatësi vetëm kur është hartuar dhe rregulluar qartë në organet kompetente shtetërore.

Ndihmë në projektet afariste - konsulencë

Po planifikoni projekt të ri biznesi dhe keni nevojë për mbështetje?

Ne jemi këtu për ju.

Projekti juaj është më i lehtë për tu zbatuar kur është i rregulluar me ligj. Prandaj, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë kontratave bilaterale të biznesit të klientëve tanë.

Kontabiliteti dhe shërbimet financiare

Keni nevojë për ndihmë për deklaratat tatimore dhe për formalizim të punonjësve tuaj me kontrata dhe tatime ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)?

Ne jemi këtu për ju.

Bashkëpunimi juaj me ne, ofron zgjidhje për të gjitha llojet e deklaratave tatimore në ATK. Kontratat e nevojshme me punonjësit tuaj, sipas ligjit të punës dhe kontratave të tjera të biznesit të nevojshme për kompaninë tuaj.

Mbledhja e borxheve me performancë të dobët

Keni shumë fatura të papaguara dhe borxhi nuk po shlyhet vullnetarisht?

Mbledhje e borxheve në Kosovë, Ballkan dhe në Unionin Evropian.

Ne jemi këtu për ju.

A e dini se nëse një borxh i papaguar me klaimin e kohës, nuk keni më asnjë bazë ligjore për ta kërkuar atë. Kjo për shkak se hyn në fuqi parashkrimi humbes, gjë që e bën borxhin të vjetërohet para ligjit. Prandaj, mos harxhoni më shumë kohë...

Mbrojtje dhe regjistrim i pronësisë intelekutale

Ne jemi përfaqësues të autoriziar për Pronësi Industriale në Republikën e Kosovës.

Me ne mund të regjistrohet:

  1. Patenta

  2. Marka Tregtare

  3. Dizajni Industrial, etj.